Nimic: Mospranimi i Marrëveshjes së Prespës mund të ketë pasoja serioze

Mospranimi dhe mosvendosja në fuqi e Marrëveshjes së Prespës mund të ketë pasoja të thella madje edhe të rrezikshme, kështu vlerësoi ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, Metju Nimic në intervistë për Agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA, transmeton Portalb.mk.

“Marrëveshje të re dhe zgjidhje të shpejtë, nëse nuk arrin sukses ajo e Prespës, nuk janë të mundshme, ndërsa të dy vendet me siguri do të tërhiqen edhe nga shumë çështje për të cilat tani janë marrë vesh. Kjo mund të shkaktojë skenarë të ndryshëm nga të cilat disa do të kenë edhe pasoja serioze”, tha Nimic.

Marrëveshja e re eventuale mes Shkupit dhe Athinës, sipas tij, do të zgjaste me vite, e jo me muaj, sepse të gjitha çështjet duke përfshirë edhe emrin për përdorim të përgjithshëm – egra omnes, do të kthehen në pozitën fillestare, ndërsa me siguri do të ketë moment të ndryshëm politik për të dy vendet, si dhe ndryshime në skenën politike rajonale dhe globale.

“Marrëveshja përfundimisht u arrit pas bisedimeve të gjata intensive dhe të vështira sepse çdo anë besonte se ka arritur elementet bazë nga interesat nacionale, me kuptimin se marrëveshja do të sjellë paqe, stabilitet dhe miqësi, në vend të vazhdimit të konfliktit”, tha Nimic.

I pyetur se në Kombet e Bashkuara gjuha a do të pranohet si “maqedonase”, Nimic theksoi se në listën zyrtare të vendeve duke përfshirë edhe gjuhët që janë përgatitur nga grupi i ekspertëve të Kombeve të bashkuara për emrat gjeografik, vendi është i shkruar “ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë” me referencë “maqedonase”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button