Spasovski paralajmëroi se mund të mos ndërrohen tabelat e regjistrimit, por mbi to të vendosen etiketa ngjitëse NMK

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski në intervistën e tij për REL paralajmëroi se, është e mundur që të miratohet vendim në lidhje me tabelat e regjistrimit të automjeteve e cila nuk do të paraqesë barrë financiare për qytetarët, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se, ky obligim del nga Marrëveshja e Prespës, por se është në rrjedh debati për mënyrën se si do të zbatohet, duke pasur parasysh reagimet e shumta se, ndërrimi i tyrre do t’u kushtonte qytetarëve gjithsej 11 milionë euro. Ai tha se, po mendohet edhe për një mënyrë tjetër më të lirë, përkatësisht për vendosjen e etiketave ngjitëse.

“Ne veç më kemi formuar grup punues në MPB e cila punon pikërisht në këtë aspekt sepse, kemi biseduar edhe me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, kemi komunikim me “Makamtrans”, sepse ndryshimi nënkupton edhe ndryshim të dokumentacionit, lejet dhe kështu me radhë dhe për mua është më e rëndësishme që mund të ndihmohet për të gjithë. E dimë se, obigimi është që deri në vitin e ardhshëm të ndërrohet tabelat siç në të vërtetë është edhe me dokumentet dhe mendoj se për kohë shumë të shkurtë do të kemi zgjidhje e cila do të jetë më e volitshme për qytetarët. Të paktën unë ashtu shpresoj dhe pres që me atë që nga ana tjetër do të mund të vendosen edhe norma të dënimeve të ashpra për të gjithë ato që nuk do ta respektojnë atë si zgjidhje. Duhet  të bëjmë kombinim i cili do të jetë në interes të qytetarëve, megjithatë kur do të miratohet vendimi do t’ua kumtojmë qytetarëve. Kuptohet se, për ne është e rëndësishme të jenë të kënaqur qytetarët”, tha ministri Spasovski.

Kujtojmë se, letërnjoftimet, pasaportat, lejet e vozitjes dhe tabelat e veturave që e kanë mbishkrimin “Republika e Maqedonisë” do të vlejnë më së voni deri më 12 shkurt të vitit 2024, pavarësisht datës së skadimit.  Pas 12 shkurtit të vitit të ardhshëm dokumentet dhe tabelat e regjistrimit nuk do të jenë më të vlefshme. Sipas Ligjit për automjete, nëse automjeti është në komunikacion me targa të ndryshme nga ato të përcaktuara, parashihet gjobë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button