Kroacia prek gjysmëfinalen (Video)

Kroacia është gjymsëfinalistja e tretë e kampionatit evropian të basketbollit për meshkuj, i cili po zhvillohet në Slloveni.

Kombëtarja kroate ka arrit që të mposht pa problem, befasinë më të këndshme të këtij kampionati, Ukrainën. Ballkanasit triumfuan në këtë ndeshje me rezultat 84:72.

Pas kësaj fitore, Kroacia pret kundërshtarin e tij nga përballja mes Lituanisë dhe Italisë.
Kujtojmë se çifti tjetër, i cili do të luftoj për një vend në finale, është ai mes Spanjës dhe Francës.

Lajme të ngjashme

Back to top button