Maqedonia dërgoi një gënjeshtar për ambasador në Australi (VIDEO)

Skandali i ish ambasadorit të Maqedonisë në Australi, Pero Stojanovski me të dashurën e tij Lidija Dumbalovska nuk hiqet nga ballinat e shtypit dhe televizioneve të Australisë.

Rrjeti televiziv ABC ka realizuar një reportazhë në të cilin tregohet jeta e Dumbalovskës pasi kishte fituar rastin në Gjykatën Supreme të Australisë ndaj padisë së ish ambasadorit për vjedhje të Lap-Topit të tij me “sekrete shtetërore” si dhe për shantazh ndaj tij. 

Gjykata para disa ditëve vendosi se padia e Stojanovskit nuk vlente sepse ai nuk kishte kredibilitet dhe besueshmëri ta padiste ish të dashurën, në bazë të deklaratave të tij të cilat në asnjë moment nuk ishin të njëjta.

Sipas po të njëjtit burim, Stojanovski i cili ka qenë edhe ish ministër i arsimit deri në vitin 2009, përpos të dashurës i ka gënjyer edhe anëtarët e diasporës maqedonase në Australi se ka kancer dhe u kishte marrë shuma të mëdha parash. 

Madje avokati i Dumbalovskës thotë se Stojanovski kishte bërë edhe manipulime të tjera me para dhe se ka fakte për këtë.

Lidija Dumbalovska në video tregon se si është tmerruar kur në lap-topin e tij ka gjetur materiale eksplicite pornografike si dhe fotografi të vajzës së saj 12 vjeçare të marrua pa lejen e saj.

Ajo më tej thotë se ai me rrena ia ka marrë 4 vite të jetës së saj.

Edhe gazeta prestigjioze Sidney Morning Herald duke i analizuar rrethanat në të cilat Gjykata Supreme e rrëzoi padinë e tij kundër Dumbalovskës, në faqe të parë ka vendosur titullin: “U lirua nga jeta e diplomatit përplot me mashtrime dhe gënjeshtra”.

Dumbalovska do të përgjigjet para gjykatës për vjedhje të lap-topit por jo për akuzat e tjera. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button