Lorik Cana feston brenda dy ditëve, ditëlindjen dhe Bajramin

Lorik Cana, kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, mbushi të dielën 31 vjeç, ndërsa një ditë më pas, si besimtar mysliman, pati gëzimin e Bajramit.


Futbollisti nga Gjakova mori urime nga tifozë dhe shqiptarë nga të gjitha anët. Po ashtu, një urim për ditëlindje edhe nga klubi i tij, Lacio. Loriku nuk harroi të falenderonte në rrjetet sociale. Po aty, ai uroi edhe festën e Bajramit.

Në faqen e tij në “Facebook”, pëlqyer nga dhjetra apo qindra mijë shqiptarë, ai pati një festë të madhe. Cana përgatitet për sezonin e ri me Lacion dhe kombëtaren. Ai vendosi të mos largohej nga klubi i Serisë A duke pasur besim se do të dijë t’ia dalë me konkurrencën.

Lajme të ngjashme

Back to top button