Bajerni fiton Kupën Telekom

Bajerni i Mynihut e kënaqi trajnerin Pep Guardiola duke fituar Kupën Telekom. Suksesi ndaj Volfsburgut ishte i thellë, 3-0. Tifozët patën mundësi të shihnin edhe një herë se çfarë blerje e madhe është Robert Levandovski.

Sulmuesi polak shënoi dy gola. Më parë kishte shënuar një në përgatitore dhe një tjetër në gjysmëfinalen ndaj Mynshengladbahut.
Golin tjetër për bavarezët e shënoi i riu Rode.

Ndryshe nga ndeshja ndaj Gladbahut, ku u deshën penalltitë, finalja u mbyll për 45 minuta, pas dy golave dhe dominimit të kampionëve.
Kjo ishte hera e parë që Bajerni e fitoi Kupën Telekom, turne i nisur 5 vjet më parë.
Tashmë, Guardiola dhe futbollistët e tij do të përgatiten për finalen e Superkupës së Gjermanisë, që do të luhet ndaj Dortmundit, pikërisht në Dortmund.

Lajme të ngjashme

Back to top button