Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev uron festën e Bajramit

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, me rastin e festës së madhe të Fitër Bajramit, dërgoi urim deri te kreu i Bashkësisë Fetare Islame Reis-ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi dhe besimtarët e fesë islame.

“Dëshirojmë shëndet të mirë, qetësi shpirtërore dhe mirëqenie për të gjithë. Shpresoj se do të vazhdojmë t’i kultivojmë vlerat e jetesës së përbashkët, përmes respektimit dhe tolerancës së ndërsjellë, si dhe përfitimet civilizuese që vetëm çojnë drejt përparimit dhe progresit. Kështu do të arrijmë në angazhimet për shoqëri të qytetarëve të lumtur dhe të kënaqur. Ju dëshiroj ditë të qeta festuese, të ndara me më të afërmit e juaj”, qëndron në urimin nga Zaevit.

Lajme të ngjashme

Back to top button