Ambasadori Hysa, uron festën e Fitër Bajramit

Ambasadori i Kosovës Ylber Hysa, ju uron myslimanëve festën e Fitër Bajramit.

“Kam nderin e veçant që në emër stafit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Maqedoni dhe në emrin tim personal, t’ju uroj për festën e madhe të Fitër Bajramit me dëshirat më të sinqerta për begati dhe mirëqenie në çdo familje të besimtarëve.

Festa e Fitër Bajramit kurorëzon muajin e agjërimit dhe sakrificës tek besimtarët musliman dhe vjen si shpërblim për mishërimin e tyre me vlerat hyjnore dhe familjare.

Më lejoni ju lutëm që të uroj shëndet e mbarësi për të gjithë besimtarët në këtë festë të madhe fetare me shpresë që paqja dhe toleranca të mbizotërojë në mesin tonë”, thuhet në urimin e Ambasadorit të Kosovës në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button