Kafe bar Ei8ht shpërndan ushqim për lypsët dhe për “punëtoret e vegjël”

Kafe bar Ei8ht  me datë 26.07.2014, në lokalin e saj ka shpërndarë ushqim për lypsët dhe për “punëtoret e vegjël” të Çarshisë së Vjetër. Gjate muajit të bekuarit të Ramazanit, klientët ishin zemërgjerë dhe na ndihmuan ta realizojmë këtë qëllim. Ata janë miqtë tanë, të cilët i takojmë çdo ditë në rrugët e Çarshisë, Lulzimi i vogël i cili afrohet ne çdo tavolinë duke shitur çokollata, Halili i cili vuan nga një sëmundje e rëndë dhe shet palloma freskuese, e shumë të tjerë.

Të gjithë dalin zgjasin dorën ose ofrojnë ndonjë produkt për ta shitur vetëm që ta sigurojnë kafshatën e gojës dhe ne ua mundësuam së paku një kafshatë. Sytë e këtyre fëmijëve shkëlqenin nga gëzimi, fëmije të cilët kanë nevojë për kujdes dhe dashuri. Ne premtojmë që akti bamirës nuk përfundon me m kaq, gjatë vitit do të bëjmë organizime të ndryshme që këtyre fëmijëve t’ju ndihmojmë me AQ SA KEMI.  Zoti i bekoftë engjëjt e vegjël.

Kafe bar Ei8ht shpërndan ushqim për lypsët

Kafe bar Ei8ht shpërndan ushqim për lypsët

Lajme të ngjashme

Back to top button