Turqia dhuron transportues ushtarak për Armatën e Maqedonisë

Republika e Turqisë do të pajisë Armatën e Maqedonisë me mjete të blinduara ushtarake të tipit “Landrover” dhe me tipin më të ri të transportuesit ushtarak “Kobra”.

Mjetet transportuese ushtarake me një vlerë prej rreth 1 milion euro, do t’i jepen Armatës së Maqedonisë në formë të donacionit. Bëhet fjalë për rreth 10 mjete transportuese speciale, të dedikuara për njësitet elite të ushtrisë.

Në ceremoninë pranim dorëzimit të këtyre transportuesve janë ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi, shefi i shtabit të përgjithshëm të ARM-së, gjeneral – major Goranço Koteski, ambasadori i Turqisë në Shkup, Gjurol Sokmensuer si dhe diplomatë dhe atashe ushtarakë turq.

Lajme të ngjashme

Back to top button