Izraeli rinis sulmet mbi Gazën

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se ka rinisur sulmet e saj ajrore, tokësore dhe detare mbi Gazën pasi militantët palestinezë kanë vazhduar të lëshojnë raketa duke mos respektuar armëpushimin.

Izraeli kishte pranuar një kërkesë të Kombeve të Bashkuara për një armëpushim 24-orësh, por kishte paralajmëruar se do të kundërpërgjigjej nëse ky armëpushim nuk do të respektohej nga Hamasi.

Nga ana e tij, Hamasi kishte thënë që nuk do të pranonte armëpushimin derisa trupat izraelite të largoheshin nga Gaza.

Më shumë se 1000 palestinezë dhe 46 izraelitë janë vrarë nga konflikti që ka nisur para 20 ditësh. Shumica e të vrarëve në Gaza janë civilë, sipas burimeve mjekësore palestineze. Nga ana e izraelitëve, janë vrarë 43 ushtarë dhe 3 civilë.

Të shtunën, banorët e Gazës e shfrytëzuan armëpushimin për të grumbulluar ushqime dhe për të nxjerrë trupat nga gërmadhat.

Lajme të ngjashme

Back to top button