Haziri: LDK do ta udhëheqë qeverinë

Lufti Haziri ka një interpretim ndryshe për qeverisjen LDK-AAK-Nisma. Anëtari i kryesisë së kësaj partie, që po shihet edhe si kandidat për ta udhëhequr LDK-në, ka thënë se ndonëse Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër, qeverisjen e ardhshme “de fakto” atë do ta udhëheqë LDK, pasi që është shumica.

Në pjesën e parë të intervistës, Haziri ka folur edhe për raportet me ShIK-un dhe Hashim Thaçin, të cilit ka thënë se LDK nuk ia ka marrë inati, por po ndërton me të dhe PDK-në raporte të blloqeve politike.

Haziri ka shtuar se qeverisja LDK-AAN-Nisma pa VV-në nuk do ta kishte fuqinë që i duhet.

Sa i përket masës së pezullimit nga Gjykata kushtetuese, ai thotë se Gjykata e merr një vendim zakonisht të masës së përkohshme në raport me shqyrtimin e objektit.

“Është konstatuar se ka objekt për shqyrtim dhe definitivisht masa është pritur. Në mënyrë indirekte mund të them që masa është nxjerrë për shkak të kërkesës së presidentes. Presidentja në një deklaratë publike ka bërë të qartë se ajo do të ushtrojë detyrën e vetë kushtetuese në raport me nominimet për kryeministër pasi Gjykata ta sjellë një vendim”, ka thënë Haziri.

Haziri gjithashtu ka shtuar se gjykata duhet të dalë më një vendim i cili i jep përgjigje të gjitha kërkesave që grupi parlamentar i PDK-së, i ka parashtruar.

“Pyetjet duhet të kenë përgjigje të sakta të qarta dhe krejt natyra e dërgimit të lëndës është me qenë sa më e qartë, sepse në terminologji kemi dykuptimësinë, interpretime të dyfishta, komentime duke përfshirë edhe komentarin si pjesë e saj. Një vendim i Gjykatës është i domosdoshëm në ketë rast”, ka thënë ndër tjerash Lutfi Haziri në një intervistë për Tribuna.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button