Krasniqi fitoi ndaj Cherviak

Haxhi Krasniqi ka mundur ukrainasin Oleksandr Cherviak, pas 12 raundeve, në duelin e zhvilluar mbrëmë në “Anhalt Arena” të qytetit gjerman Dessau.

Boksieri nga Juniku ishte më i mirë se ukrainasi në të gjitha raundet, derisa ka fituar dy tituj: WBO International dhe WBA Continental. Të tre gjyqtarët e këtij takimi ishin unanim në fitoren e boksierit shqiptarë, duke e vlerësuar me pikë 117:111, 117:111 dhe 118:110.

Përveç dy titujve të rrëmbyer, kjo fitore Haxhi Krasniqit do t’i hap rrugën për të luftuar për titullin e kampionit të botës

Lajme të ngjashme

Back to top button