Interi e mundi Real Madridin

Skuadra kampione e Evropës Reali i Madridit ka pësuar disfatë nga Interi pas ekzekutimit të penaltive në kuadër të turneut “International champions cup” që po zhvillohet në San Francisko të SHBA-ve.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1, ndërsa gjatë ekzekutimit të penaltive italianët u treguan më të suksesshëm, duke shënuar fitore me rezultatin 3:2.

Garet Bejll kaloi në epërsi Realin me golin e shënuar në minutën e 10-të kur lëshoi një predhë të vërtetë nga një distancë prej 25 metrash, ndërkohë golin e barazimit për “neroaxurrët” e realizoi Ikardi në minutën e 68-të kur shënoi nga pika e bardhë.

Pasi deri në fund të takimit nuk pati gola tjerë, fituesi duhej të caktohej përmes penaltive, ku më të suksesshëm u treguan “neroaxuurët” duke shënuar fitore me rezultatin 3:2, pasi te Reali gabuan Isko dhe Illarmendi, goditjet e të cilëve i ndali portieri Huan Pablo Kariso.

Sipas rregullores së këtij turneu ekipi fitues arkëton dy pikë, ndërsa skuadra që pëson tubon vetëm një. Kjo ndeshje ishte historike për Interin, pasi ishte ndeshja e parë në të cilën legjenda e “zikaltërve”, Havier Zaneti e ndoqi skuadrën e tij të zemrës nga tribunat e stadiumit në rolin e zëvendëspresidentit.

Lajme të ngjashme

Back to top button