Treni i bajramit udhëton nesër në rrugët e Shkupit

Shoqata Kulturore “Vizoni M” nga Shkupi, e cila vepron në promovimin e vlerave qytetare dhe kulturore të banorëve të Maqedonisë, edhe sivjet vazhdon me traditën e manifestimit kulturor “Kandilat e Bajramit”.

* Kështu më 27.07.2014 (Е Diel) nga ora 13:00 deri në orën 15:30 do të vijojë ekspozita e sektorit të femrës e titulluar “Ekspozita Stringël (Bizhuteri) dhe Art” që do të mbahet para Xhamisë së Murat Pashës në Çarshinë e Shkupit. Në këtë aktivitet do të ketë shpërndarje të dhuratave/urimeve të vogla për fëmijët kalimtarë.

* Në po të njëjtën ditë dhe të njëjtin vend në ora 13:30 do të vijojë aktiviteti tashmë tradicional – koncerti për fëmijë “Fidanët e Bajramit”, aktivitet ky që është tërësisht i dedikuar për fëmijë. Në programin e këtij hepeningu do të ketë shfaqje të disa pikave nga SHKA “Emin Duraku”. Në fund të këtij aktiviteti vijon ndarja e pakove të Bajramit për fëmijët e pranishëm në koncert.

* Aktiviteti kryesor dhe simbolika e këtij projekti është TRENI I BAJRAMIT, i cili do të udhëtojë nëpër lagjet e Shkupit të populluara me shqiptarë, marshuta e Trenit do filloj në ora 11.30 para Xhamisë MustafatPashë.

Lajme të ngjashme

Back to top button