Vazhdojnë hetimet për shpërthimin në Sopishte

Tre personat e lënduar rëndë gjatë një shpërthimi në fabrikën për piroteknikë në Sopishte të Shkupit janë ende në gjendje kritike, me djegie të rënda dhe janë duke u mjekuar në spitalet e Shkupit dhe janë duke me marrë frymë me anë të aparateve.

Hetimin për këtë tragjedi janë duke e bërë prokurorë nga prokuroria e Shkupit, kurse informacionet e para tregojnë se një shkëndi e cila ka shpërthyerka ndezur zjarr nga një material që lehtë digjet.

Bëhet fjalë për një lloj të gazit i cili paketohet në mjetet piroteknike të cilat prodhohen në ICE MAK, edhe pse është spekuluar se është ndezur fillimisht barut.

Nga ministria e ekonomisë theksojnë se komisioni e ka kontrolluar dokumentacionin e plotë në përputhshmëri me vendimin e Qeverisë së Maqedonisë nga 11 dhjetor 2012.

Mësohet se deri më tani janë në rregull të gjitha dokumentacionet e nevojshme për një prodhimtari të tillë.

Lajme të ngjashme

Back to top button