Xhemaili shënon, Shaqiri e Xhaka asistojnë

Zvicra luajti një 90 minutësh të çmendur duke barazuar 4:4 ndaj Islandës në shtëpi edhe pse kryesonte me rezultatin 4:2.

Nordikët kaluan të parët në avantazh, por djemtë e Hitzfeld ruajtën qetësinë duke marrë drejtimin e ndeshjes me dy golat e Lichsteiner dhe një të Schar. Në të parin asistoi Granit Xhaka, kurse në golin e dytë te Lichsteiner asistoi Xherdan Shaqiri.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe plot 4 gola të tjerë, ku vendasit përfituan nga një 11-metërsh i ekzekutuar nga Blerim Xhemaili, ndërsa ishullorët e prekën rrjetën edhe tre herë të tjera duke kthyer fatin e takimit.

Me këtë barazim, Zvicra vazhdon të mbajë kreun me 15 pikë, 4 më shumë se Norvegjia, ndërsa Islanda barazon kombëtaren kuqezi me 10 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button