Maqedonia e turpëroi Serbinë

Përfundimisht kampionati i sivjetmë evropiani basketbollit për meshkujt mund të quhet “kampionat i befasive”.

Pas dy xhirove me surpriza duket se ky kampionat nuk do të ndalet së na surpizuari.

Befasinë e fundit na e dhuroi kombëtarja e Maqedonisë, e cila ka demoluar Serbinë. Maqedonasit fal një loje të fortë në mbrojtje dhe një sulmi të saktë ka shënuar fitore me rezultat të thellë prej 89:75.

Pas kësaj fitore përfaqësuesja maqedonase ka një fitore dhe dy humbje ndërsa reprezentuesit serb kanë një humbje dhe dy fitore. Ndeshjen e radhës Maqedonia e luan të dielën kundër Bosnjë e Hercegovinës.

Ndërkaq, edhe Franca ka arrin të triumfoj. Francezët ishin më të suksesshëm në ballafaqim me Izraelin, pasi që realizuan fitore me rezultat të thellë 82:63. Franca tani ka dy fitore dhe një humbje ndërsa Izraeli mbetet pa asnjë fitore nga tre ndeshje të zhvilluara.

Lajme të ngjashme

Back to top button