Gruevski ankohet ndaj masave të ndërmarra nga Kosova

Masa e Kosovës për ndalimin e produkteve të Maqedonisë, është e njëanshme ndaj vendit tonë. Ne gjatë ditës së sotme po tentojmë përmes bisedave t’i normalizojmë gjërat, e nëse nuk arrijmë në këtë, janë të mundura të gjitha opsionet, deklaroi sot kryeministri Nikolla Gruevski.

Ai shtoi se masa që Maqedonia e ka ndërmarrë për import të kushtëzuar të miellit nuk është e orientuar ndaj një shteti, por ndaj të gjitha vendeve të CEFTA-s dhe është, siç shtoi, në pajtim me rregullativën e saj, për stabilizim të tregut. Kosova, tha ai, është vendi i vetëm që reagoi në këtë mënyrë, edhe pse masa nuk ka të bëjë vetëm ndaj saj.

“Masa nuk është vetëm ndaj Kosovës dhe asnjë vend tjetër nuk reagoi siç e bën këtë Kosova dhe atë pa paralajmërim paraprak. Masa nga ana e jonë nuk është dikujt t’i bëhet dëm, por të mundësohet stabilizim i tregut. Do të hiqet atëherë kur do të arrihet stabilizimi i tregut, tha kryeministri Gruevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.

Lajme të ngjashme

Back to top button