Rusia dërgon luftanije me ‘ngarkesë speciale’ në Siri

Një luftanije ruse me “ngarkesë speciale” do të afrohet pranë territorit sirian, tha të premten një burim i marinës ruse. Kremlini po rrit prezencën në rajon nisur nga një sulm i mundshëm i SHBA-ve kundër regjimit të Damaskut.

Anija gjigante “Nikolai Filchenkov” do të lërë portin e Ukrainës në Sevastopol për t’u zhvendosur në portin Novorossiisk në Detin e Zi nga ku do të niset drejt territorit bregdetar të Sirisë, citon agjencia “Interfax” një burim nga baza qendrore e komandës së marinës në Shën Peterburg.

“Anija do të bëjë një ndalesë në Novorossiisk, ku do të marrë në bord një ngarkesë speciale dhe më pas do të zhvendoset në lindje të Detit Mesdhe”, citon “Interfax”. Burimi nuk specifikon natyrën e kësaj ngarkese. 

Rusia ka mbajtur në mënyrë të vazhdueshme prezencë në lindje të Mesdheut gjatë krizës siriane. Aktualisht në Mesdhe ndodhet fregata “Neustrashimy” dhe “Minsk” si dhe anija e madhe “Moskva”. Drejt lindjes së Mesdheut po udhëton edhe anija “Priazovye”.

Lajme të ngjashme

Back to top button