Video incizimet kundër Kezharovskit joligjore

Video incizimet e prezantuara në seancën e sotme gjyqësore kundër gazetarit Tomisllav Kezharovski dhe gjashtë të akuzuarve tjerë janë joligjore dhe jo kualitative. Kwto video incizime  janë kundërshtuar nga pala mbrojtëse. Kështu informoi avokati mbrojtës Jovan Joanidis, sipas të cilit provat e prezantuara për mit-marrje në vitin 2008 janë kryer në vitin 2009. 

 Pala mbrojtëse gjithashtu ka kërkuar zëvendësimin e masës së paraburgimit me paraburgim shtëpiak me arsyetim se bëhet fjalë për persona serioz që nuk kanë dosje kriminale. Për propozimin e dhënë tani fjalën e ka gjykata. 

Tomisllav Kezharovski akuzohet se ka zbuluar identitetin e dëshmitarit të mbrojtur në procesin gjyqësor që ka të bëjë me një vrasje të dyfishtë në afërsi të Velesit në vitin 2008. Por dëshmitari për të cilin ka shkruar Kezharovski, më pas ka rezultuar i rrejshëm. Të akuzuarit tjerë, avokatë, gjykatës, prokuror dhe biznesmenë ngarkohen edhe me keqpërdorim të pozitës, marrje të mitos, ndërmjetësim të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje.

Lajme të ngjashme

Back to top button