Arrestohet aktori maqedonas Kili, kishte krijuar laborator për drogë (VIDEO)

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka dhënë hollësi nga arrestimi i aktorit të njohur maqedonas, Kiril Pop Hristov, alias Kili. 

Pas informacioneve operative, se ai dhe i vëllai i tij kultivojnë në mënyrë të paligjshme marihuanë në shtëpinë e tyre në Vizbeg, policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur 80 saksi të mbjella me kanabis dhe një mini laborator. 

Laboratori ka qenë i vendosur në pjesën e poshtme të shtëpisë, në dy hapësira të pajisura me reflektorë, termostat, kabllo, ventilatorë dhe pajisje të tjera. 

Poashtu janë gjetur edhe preparate kimike dhe aditivë për rritjen dhe kultivimin e bimëve, si dhe shumë pako me fara të marihuanës.

Policia ka paralajmëruar se pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër aktorit dhe të vëllait, do të ngrihen padi përkatëse penale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button