Kosova ndaloi importin e produkteve nga Maqedonia

Kosova nuk lëshon pe – asnjë kamion nga Maqedonia nuk mund të hyjë në tregun kosovar.

Kamionat e kompanive nga Maqedonia presin në kufi, për shkak se Kosova e kufizoi importin e produkteve nga Maqedonia.

Siç theksojnë autoritetet kosovare, shkak për këtë është masa e qeverisë maqedonase për import të kushtëzuar të miellit.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë apelojnë që Qeveria dhe Ministria për ekonomi urgjentisht të takohen me ministritë kosovare që të zgjidhet problemi, me të cilin rrezikohet seriozisht eksporti i mallrave të Maqedonisë në Kosovë.

Afaristët paralajmërojnë se nëse ky problem nuk zgjidhet shpejt, atëherë Maqedonia ddo ta humbë në mënyrë të pakthyeshme tregun kosovar, sepse këtë periudhë me shkathtësi do ta shfrytëzojnë Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button