BDI-ja kërkon mbledhjet e Kuvendit të udhëhiqen në shqip

Njëri nga rekomandimet e raporit të Komisionit ad-hoc është edhe ndryshimet që duhet të bëhen në Rregulloren e Kuvendit dhe në Ligjin për Kuvend. Por që të realizohet kjo, duhet të bëhet edhe interpretim autentik i Ligjit për përdorimin e gjuhës të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve.

Në BDI thonë se do të kërkojnë që në gjuhën shqipe të mund të udhëhiqen edhe sesionet plenare të Kuvendit. Tani, kryetarët shqiptarë të komisioneve kuvendore mund ta udhëheqin punën e komisioneve në gjuhën shqipe. Në momentet kur, për shembull, nënkryetari shqiptar i Kuvendit do të udhëheqë me mbledhjen e Kuvendit, BDI kërkon që ai këtë të mund ta bëjë në gjuhën shqipe.

Në rekomandimet e raportit thuhet se ka nevojë që me Rregullore të rregullohet puna dhe udhëheqja me plenumin dhe organet e punës së Kuvendit.

“Është mirë që udhëheqja e plenumeve edhe në gjuhën shqipe të zgjidhet në kuadër të punës së grupit punues. Për këtë ka bazë në Kushtetutë”, konsideron nënkryetarja e Kuvendit, Suzana Saliu.

Në BDI thonë se në qoftë se këtë çështje nuk arrijnë ta rregullojnë nëpërmjet grupit të punës, atëherë çështjen do ta hapin gjatë punës së rregullt të Kuvendit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button