Monika Salihu i rreket politikës

Ka kohë që është larguar nga skena muzikore. Por këngëtarja Monika Saliu e cila për një kohë të gjatë nuk ka sjellë ndonjë këngë të re, siç duket ka qenë e zënë me angazhime partiake.

‘Vajza e boksierit’ siç e ka quajtur veten ajo përmes një kënge, është emëruar si kandidate për deputete në Prishtinë nga radhët e AAK-së (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës) parti kjo nën udhëheqje të Ramush Haradinajt.

Ndërkaq, bëhet e ditur që në këtë parti është emëruar si kandidate edhe vajza e këngëtarit të njohur Sinan Vllasaliut, Edona Vllasaliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button