Valmir Nafiu nuk luan kundër Norvegjisë

Reprezentacioni U-21 i Maqedonisë në futboll, ka filluar përgatitjet për ndeshjen kualifikuese kundër Norvegjisë që do të luhet të martën (10.09.2013).

Seleksionuesi Boban Babunski është e sigurt se për këtë përballje kualifikuese nuk do ti ketë në disponim tre futbollistët më cilësor të ekipit, të cilët ankohen në lëndime. 
Është Valmir Nafiu që luan për Hamburgun e Bundesligës gjermane, Eldis Bajrami i Rapid Vien nga Austria dhe Dejan Iliev futbollist i Arsenalit të Premier Ligës angleze.

Edhe përkundër të gjitha tentimeve të stafit mjekësor të Hamburgut për të riaftësuar Valmirin, ata kanë vendosur që ai nuk do të ketë mundësi të jetë pjesë e ekspeditës që po përgatitet për ndeshjen kundër Norvegjisë.
Reprezentacioni i Maqedonisë udhëton drejt Norvegjisë të shtunën, ndërsa në Dramen do të stërviten një herë në ditë deri në fillimin e ndeshjes. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button