Vergara, aktorja televizive më e paguar

Revista prestigjioze “Forbes” edhe këtë vit ka shpallur fituese aktoren Sofia Vergara, në garën për aktoren më të paguar televizive.

Ylli i serialit “Modern Family” i televizionit ABC, për të dytën herë është shpallur aktorja më e paguar televizive.

Sipas kësaj reviste, aktorja Vergara nga korriku 2012-2013 ka fituar 30 milionë dollarë që edhe e bën aktoren më të paguar.

41-vjeçarja ka fituar para të majme edhe nga kontratat me “Pepsi”, “Covergirl” si dhe me linjën e rrobave të saja Kmart.

Lajme të ngjashme

Back to top button