Edhe një humbje me ankesa për Maqedoninë

Pas një pasdite të çmendur në kampionatin evropian të basketbollit për meshkuj, ballafaqimet e mbrëmjes kanë sjell vetëm një rezultat të papritur.

Kampioni aktual evropian, Spanja ka pësuar humbje nga nikoqiri, Sllovenia. Pas një ndeshje të rivalizuar, duket se në momentet vendimtare sllovenët ishin më të koncentruar në ndeshje dhe me këtë rast shënuan fitore me rezultat 78:69 ndaj ‘Furisë së Kuqe’. Pas këtij triumfi të madh, Sllovenia udhëheq si e vetme grupin C ndërsa Spanja, renditet e dyta me pikë të barabarta me Kroacinë dhe Republikën Çeke.

Franca ka arrit të shijoj fitoren e parë në këtë Eurobasket. Francezët demoluan përfaqësuesen e Britanisë së Madhe, e cila në ditën e parë kishte triumfuar kundër Izraelit, duke shkaktuar një ndër befasitë e ditës. ‘Trekolorët’ korrën fitore me rezultat ndaj britanikëve me rezultat 88:65.

Edhe kombëtarja e Lituanisë ka arrit fitoren e parë në këtë kampionat. Lituanezët triumfuan kundër, Maqedonisë. ‘Baltikët’ fituan me rezultat 75:67 ndaj maqedonasve, të cilët pas kësaj humbje kanë pakësuar gjasat në maksimum për të kaluar fazën e grupeve.

Rusia ka pësuar humbjen e dytë në këtë kampionat, përkatësisht Greqia mbetet me bilanc të qindpërqindtë. Grekët kanë mposhtur me rezultat prej 80:71 dikur kampionin evropian, përfaqësuesen ruse dhe me këtë rast kanë marr lidershipin e grupit D.

Lajme të ngjashme

Back to top button