KF Shkupi gati fanellat e reja

KF Shkupi e ka nisur me një temp të mirë sezonin e ri futbollistik në Ligën e Dytë të Maqedonisë, duke fituar dy ndeshje dhe dy të tjera ka humbur. Mirëpo kryesia e KF Shkupi është duke tentuar që të bëjë një punë të madhe që të realizojë kushte maksimale për futbollistët e saj, të cilët përgatitjet për sezonin e ri i kishin zhvilluar në Strugë.

Së fundi kryesia e KF Shkupi me kryetarin e saj Ejup Ademi dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti që është dhe sposnosr kryesor i klubit janë duke zhvilluar një turne në Turqi, ku kanë realizuar dhe takime me klube të ndryshme, e ndër tjerat janë pritur dhe nga skuadra gjigante e këtij shteti, Bursaspor, ku pos tjerash janë nda mendime për një bashkëpunim sa më të ngushtë mes këtyre dy skuadrave.

Së fundi kryesia e KF Shkupi ka arritur që të shtypë dhe fanellat e reja të klubit, që së shpejti për ndeshjen e radhës (8 shtator), kur Shkupi luan në Çair kundër “11 Oktomvri” para shikuesve të saj të paraqitet me fanella të reja. Kjo është vetëm fillimi, pasi që nga klubi paralajmërojnë se do të ketë dhe risi tjera. / Portlab

Lajme të ngjashme

Back to top button