LSDM-ja, Gruevski të përgjysmojë dënimet për qytetarët

Kryeministri Gryevski, jo vetëm që nuk tërhiqet nga dënimet e mëdha që për tetë vite  është duke shkatruar ekzistencën e qytetarëve, përkundrazi në mënyrë të paturpshme sot lavdërohet  për shpejtimin e procedurës për dënimet, thuhet në reagimin e LSDM.

 Reagimin e LSDM-së,  e ka nxitur deklarata  e Gruevskit  se ndalimi i kryerjes së profesionit do të  mund të zëvendësohet  me pagesën e dënimit.

Në reagimin e LSDM-së thuhet se Gruevski me politikat e tij për një vit arrijnë të inkasojë nga buxheti modest i qytetarëve dy miliard dinar nëpërmjet formave të ndryshme të dënimeve.

Sipas statistikës së LSDM-së, për shtatë vitë Qeveria Gruevski në emër të dënimeve, kanë tërhequr nga qytetarët tetë miliard dinar.

LSDM-ja në konferencën e sotme për shtyp, bëri thirrje  që të përgjysmohen dënimet, për shkak se praktika e deritanishme ka treguar se buxheti familjar në mënyrë të pakuptimtë po shprazet vetëm për të mbushur buxhetin shtetërorë për nevojat luksoze të Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button