Këmbimi i Maqedonisë me jashtë, 6,18 miliardë dollarë

Këmbimi i përgjithshëm i Maqedonisë me jashtë në shtatë muajt e parë të vitit arrin 6.182.009.000 dollarë amerikanë, ndërsa më shumë ose 49,6 për qind është tregtuar me Gjermaninë, Greqinë, Britaninë e Madhe, Serbinë dhe Italinë.

Sipas të dhënave të publikara nga Enti shtetëror i statistikës, eksporti i mallrave është 2.407.356.000 dollarë, ndërsa importi 3.774.653. Mbulimi i importit me eksportin arrin 63,8 për qind. Deficiti tregtar, në periudhën janar-korrik të vitit 2013, arrin 1.367.297 mijë dollarë amerikanë.

Këmbimi tregtar për prodhime tregon se në eksport, pjesëmarrje më të madhe kanë katalizatorët e bartësve me metale të çmuar ose bashkimet e tyre me feronikel, prodhimet e hekurit dhe të çelikut (prodhime të destiluara), veshjet dhe përpunimet e naftës. Në import më shumë janë përfaqësuar vajrat e naftës dhe vajrat e marra nga mineralet e bitumit (përveç mineraleve të papërpunuara) platini dhe legurat e platinit, të papërpunuara ose në formë pluhuri, prodhimet e hekurit dhe të çelikut (prodhimet e destiluara) dhe energjia elektrike.

Në periudhën janar-korrik 2013, pjesëmarrje më të madhe në eksportin e mallrave kanë vendet anëtare të BE-së, me 73,3 për qind dhe vendet e Ballkanit Perëndimor me 17,6 për qind. Në importin e mallrave, pjesëmarrje më të madhe, poashtu kanë vendet anëtare të BE-së me 61,8 për qind. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button