VIDEO: Arrestohet konsulli maqedonas i nderit në Peru

Edhe një “flakareshë” për diplomacinë maqedonase. Javën e kaluar është arrestuar Dejan Atansaovski, konsull nderi i Maqedonisë në Peru.

Ngjarja është inçizuar nga një stacion televiziv.

Atanasovski, siç thotë televizioni, i ka maltretuar fqinjët në ndërtesën ku ka jetuar.

Qytetarët e revoltuar e kanë thirrë policinë që t’i mbrojë, por sipas deklaratave, konsulli e ka sulmuar edhe policinë.

Atanasovski ka qenë i njohur për policinë, sepse edhe më parë ka pasur ankesa për sjelljen e tij. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button