UPDATE: Me ligj do të rregullohet avullimi i benzinës nëpër pompat e benzinës

Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Abdylaqim Ademi sot mbajti fjalim në debatin publik të Ligjit për kontrollin e emisioneve të bashkëdyzimeve të avullueshme oganike gjatë shfrytëzimit të benzinës në të cilën, ministria si iniciatore për sjelljen e këtij Ligji, e prezantoi tekstin përfundimtar të Ligjit, i cili do të sillet deri në fund të këtij viti.

Ky ligj rregullon avullimin e benzinës që del nga stacionet e benzinës, avullimin e benzinës gjatë transportit të benzinës dhe nga instalimet për ruajtje të benzinës në terminalet. Në fakt, me këtë ligj përshkruhen kërkesat teknike për mbrojtjen e mjedisit jetësor me të cilat do të kryhet përfshirja e avullimeve nga benzina, me çka do të zvogëlohet emisioni i bashkëdyzimeve të avullueshme organike në ajër, por në të njëjtën kohë do të arrihet edhe kursimi i benzinës. Sidomos zvogëlimi i avullimeve priten në afërsi të stacioneve të benzinës që do të kontribuojnë në zvogëlimin e ndotjes së ajrit në mjediset urbane ku janë të vendosura stacionet e benzinës – theksoi ministri Ademi.

Ky ligj përcakton se të gjitha stacionet e reja të benzinës, kontejnerët mobilë për transport të benzinës (cisterna) dhe instalimet për ruajtjen dhe ngarkimin e benzinës nga 1 janari i vitit 2018 do të duhet t’i përmbush kërkesat teknike të përshkruara me këtë Ligj. Instalimet ekzistuese për ruajtjen dhe kontejnerët mobilë do të duhet t’i arrijnë kërkesat teknike më së voni deri në dhjetor të vitit 2019, ndërsa stacionet e benzinës deri më 31 dhjetor 2021. 

Kjo do të arrihet përmes realizimit të Planit për arritjen e kërkesave të përshkruara teknike për mbrojtjen e mjedisit jetësor të cilin çdo operatorë ka nevojë që ta përpunojë dhe dorëzojë për miratim në MMJPH më së voni deri më 30 qershor  2016.

Kjo ministri vendosi për këtë trajtim të arritjes graduale të standardeve teknike për mbrojtjen e mjedisit jetësor për shkak të shpenzimeve të larta të cilat do t’i kenë operatorët për arritjen e tyre, si dhe duke pasur parasysh përvojat e shteteve tjera anëtare të UE-së. 

Ky Ligj do të fillojë të zbatohet më 1 janar 2015.

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * 

Në Odën Ekonomike të Maqedonisë sot do të mbahet debat publik për versionin e dytë të Propozim-ligjit për kontroll të emisioneve nga bashkëdyzimet e avullueshme organike gjatë shfrytëzimit të benzinës.

Debatin e inicojnë Asociacioni energjetik i Maqedonisë dhe Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor.

Debatin publik do ta hapë ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Abdylaqim Ademi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button