Edi Furra dhe orkestra i Sinan Vllasaliut në Tingujt e Çarshisë 2013

Edhe këtë vit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit do të organizohet manifestimi tashmë tradicional “Tingujt e Çarshisë 2013”. 

Manifestimi organizohet nga Qendra Informative Kulturore-Shkup me 12 shtator.

Manifestimi si tradicionalisht ka për qëllim ringjalljen e Çarshisë së vjetër ndërsa organizohet nëpër disa lokacione. Aktivitetet fillojnë në mesditë dhe mbarojnë pas mesnate.

‘Hapja e manifestimit bëhet me fillim në orën 13:00 tek Porta e Çarshisë së vjetër në Shkup. Nga ora 13:00-15:00 vijon Flash Mob –AKV ‘Emin Duraku’, Prima Dance, Kolonia e Artit, Orkestra ‘Oda e Gëzimit’, Kori dhe fjalimi hyrës. Prej orës 15:00 deri më orën 17:00 performon grupi muzikor ‘Artan dhe Oli’ dhe Tuba e Artë-Levis. Më pas prej orës 17-19 në Librarinë e Çarshisë shfaqet filmi dokumentar për Çarshinë e vjetër. Ndërsa nga ora 21 deri në mesnatë në Kurshumli An është Sofra shqiptare me Edi Furrën dhe Orkestrën e Sinan Vllasaliut’ informojnë nga QIK-u.

Ndryshe, në Tingujt e Çarshisë 2012 mysafirët i ka argëtuar Shkëlzen Jetishi dhe Miranda Hashani, ndërsa një vit para tyre Labinot Tahiri./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button