Kthehet dhuna në futbollin anglez (Video)

Dymbëdhjetë tifozë të arrestuar dhe tre oficerë policie të plagosur. Ky është bilanci i dhunës në ndeshjen mes Bristol City dhe Bristol Rovers, dy rivale historike në futbollin britanik. Ndeshja u fitua nga City me rezultat 2:1 dhe për këtë arsye në përfundim të ndeshjes tifozët vendas pushtuan fushën e “Ashton Gate” duke shkaktuar një kaos të vërtetë.

Dy skuadra luajnë në kategori të ndryshme por u përballën me njëra-tjetrën për raundin e parë të “Johnstone’s Paint Trophy”.

Trajneri i City-t, Sean O’Driscoll, u shpreh shumë i irrituar nga këto skena të shëmtuara duke premtuar se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë.

Kjo është hera e dytë në pak muaj që tifozët e Bristol City shkaktojnë të tilla probleme.

Lajme të ngjashme

Back to top button