Marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë, Dime Spasov dhe kolegu i tij turk, Faruk Çelik, sot në Ankara do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim nga sfera e punës, sigurisë sociale dhe punësimit.

Me marrëveshjen do të vendoset bashkëpunim në krijimin dhe implementimin e politikave nga sfera e punës, punësimit dhe sigurisë sociale, me çka do të sigurohet krijimi i kushteve më të mira për jetesë të qytetarëve të të dy vendeve mike.

Bashkëpunimi do të zhvillohet përmes këmbimit të prëvojave dhe njohurive për gjendjet rrjedhëse në ato sfera, por edhe për planet strategjike për të ardhmen, me qëllim të zgjidhjes afatgjate të problemeve dhe ngritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve të Turqisë dhe të Maqedonisë, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Marrëveshja i përfshin temat – të drejtat nga marrëdhënia e punës, çrrënjosja e punës së fëmijëve, siguria dhe shëndeti gjatë punës së punëtorëve, inspeksioni i punës, politikat për punësim dhe ndjekje të zhvillimit të tregut të punës, rehabilitimi profesionaë i personave me pengesa dhe siguria sociale.

Spasov do të qëndrojë për vizitë dyditëshe në Ankara i shoqëruar nga sekretari shtetëror, Muedin Kahvexhi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button