Kinsella do të mbajë ligjëratë në Ohër

Spikeri i Senatit të Kanadasë, Noel Kinsela, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë sot do të mbajë ligjëratë në Qendrën universitare të kongreseve në Ohër.

Ligjërata e Kinselës mbahet me ftesë zë presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Krahas presidentit Ivanov, në ligjëratë do të marrin pjesë profesorë universitar dhe studentë të studimeve pasdiplomike nga universitetet “Shën Kirili dhe Metodi” nga Shkupi dhe “Shën Apostol Pali” nga Ohri, si dhe studentë nga universitetet në Grac dhe Beograd nga programi master i përbashkët interdisiplinar i studimeve për Evropën Juglindore. /Mia

Lajme të ngjashme

Back to top button