Ivanov-Josipoviq: Interes strategjik integrimi i rajonit në BE

Euro integrimi i Maqedonisë dhe rajonit  dhe ndihma e cila pritet nga Kroacia pas hyrjes së saj në BE për përshpejtimin e tërë procesit,  ishin në fokusin e bisedimeve të takimit të sotëm në Shkup të presidentit të Maqedonisë dhe të Kroacisë, Gjorge Ivanov dhe Ivo Josipoviq.

 Dy presidentët theksuan se anëtarësimi i Maqedonisë dhe i rajonit në BE është me interes strategjik, nuk ka çështje të hapura midis shtetit të Maqedonisë dhe Kroacisë, por se edhe në aspektin ekonomik edhe në atë politik është mjaft e rëndësishme të punohet edhe për projektet ekzistuese të përbashkëta dhe fillimin e të rejave.  

“Maqedonia dhe Kroacia janë shtete miqësore të cilat nuk kanë çështje të hapura dhe respektohen midis tyre, për të cilën gjë dëshmon vizita e sotme. Shpresojmë se Kroacia do të vazhdojë me rolin e saj konstruktiv dhe angazhimet për integrimin e rajonit tonë në BE”, tha presidenti  Ivanov në konferencë për shtyp pas tet-a-tet takimit me Josipoviqin.

 Presidenti i Maqedonisë theksoi se shpreson se do të vazhdojë nisma me procesin e Brdos dhe se rajoni do të bëhet pjesë e BE-së me angazhime të përbashkëta edhe me ndihmën e Kroacisë dhe të Sllovenisë. 
Josipoviq theksoi se pas hyrjes së Kroacisë në BE është nisur për vizitë në rajon që ta përsërisë interesin strategjik jo vetëm të Kroacisë por edhe të mbarë Evropëspë integrimi e shteteve të rajonit. 

“Me simpati dhe mbështetje të mëdha i shohim angazhimet e Maqedonisë për t’i plotësuar të gjitha parakushtet dhe kushtet për anëtarësimin në NATO dhe BE. Kroacia në kuptimin politik si dhe kuptime të tjera i mbështet ato angazhime”, tha Josipoviq. 

Në pyetjen e gazetarëve se çfarë do të jetë pozita e Kroacisë në këshillin e dhjetorit të BE-së për çështjen e Maqedonisë, presidenti kroat tha se do të mbështesin çfarëdo nisme për të cilën ekziston pëlqimi i Maqedonisë me Greqinë, por se edhe marrëdhënia miqësore kroate edhe me Maqedoninë edhe me Greqinë mund ta bëjë më të volitshme klimën e dakordimit. Vizita në Maqedoni është pjesë e mini turneut të Josipoviqit në rajon. Para ardhjes në Maqedoni e vizitoi Malin e Zi, ndërsa nga Shkupi do të udhëtojë për në Kosovë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button