Takim mes kryetarit të PPD-së, Bexheti dhe ambasadorit kroat Kramariq
Sot në lokalet e Ambasadës së Kroacisë në Shkup, kryetari i PPD-së Nexhat Bexheti u takua me ambasadorin e Kroacisë në Republikën e Maqedonisë Zhelko Kramariq.
Në një takim miqësor u këmbyen mendime për situatën aktuale politike si dhe bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve. Ambasadori Kramariq uroi daljen sa më të shpejtë nga kriza politike dhe zhvillimin e hovshëm ekonomik të vendit si dhe rritjen edhe më të madhe të këmbimeve tregtare midis dy vendeve.
Kryetari i PPD-së nga ana e tij e njoftoi ambasadorin për platformen ekonomike të partisë e cila për qellim kryesor e ka ngritjen e standardit jetësor te qytetarëve të Maqedonisë me theks të posaçëm popullatës shqiptare si kategori në këtë lëmi.