Shqipëria me një enciklopedi anglisht kundër asaj maqedonase

 Kryetari i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Muzafer Korkuti, i cili dje është zgjedhur në këtë post, tha se çështja themelore për atë mbetet rritja e nivelit të cilësisë shkencore në të gjitha  veprimtaritë.

“Gjithashtu, të njëjtën gjë synoj edhe sa i takon pjesëmarrjes në veprimtari shkencore kombëtare e  ndërkombëtare. Sigurisht, do të kontribuojmë edhe në tematikat e zhvillimit të ekonomisë dhe të tjerave fusha të jetës së vendit, si edhe problemeve që kanë aktualisht historiografia dhe gjuhësia shqiptare”, tha Korkuti.

Ai theksoi se botimi i Fjalorit Enciklopedik Shqiptar në një vëllim, do të jetë i pari. Para tri vitesh, ai u botua në tri vëllime, ndërsa tani duhet botuar në një të tillë dhe në gjuhë të huaj, mundësisht në gjuhën angleze.

“Është domosdoshmëri! Ai do t’u japë përgjigje çështjeve themelore të historisë sonë. Them ‘në  anglisht’, në mënyrë që fqinjët,  tani e tutje ta kenë të qartë prejardhjen e shqiptarëve. Duke e lexuar atë fjalor në gjuhën angleze, t’i kenë sa më të qarta problemet sa iu takon shqiptarëve dhe që t’u jepen   shtrembërimeve që janë bërë, siç qe rasti i Enciklopedisë maqedonase”, tha kreu i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Publikimi i “Enciklopedisë së Maqedonisë” në vitin 2009 shkaktoi reagime të ashpra mes shqiptarëve në Maqedoni, si dhe mes akademikëve në Shqipëri, të cilët vlerësuan se në pjeësn për shqiptarët përmbajtja e saj ishte ofenduese. 

Lajme të ngjashme

Back to top button