Rrugës për në Maqedoni ndeshen veturat e eskortës së presidentit kroat

Tre vetura të protokollit  shtetëror  të Malit të Zi, të cilët shoqëronin kryetarin kroat Ivo Josipovic janë ndeshur sot në tunelin Vrmac, na afërsi të Kotorit. Mediat në Podgoricë thonë se presidenti korat Josipovic nuk ka qene në njërën prej këtyre veturave, ndërsa mercedesit i  është shkaktuar dëme material.

Deri te ndeshja ka ardhur kur njëra prej veturave të protokolit  shtetërorë  ka ndaluar në befasi, duke shkaktuar ndeshjen edhe të dy veturave tjera. Në këtë aksident nuk ka të lënduar. Josipovic me parë në Tivat u takua me kroatët të cilët jetojnë në Mal të Zi.

Presidenti korat, dje ka udhëtuar në visit dy ditore në Mal të Zi, gjatë kësaj kohë ai është takuar me kolegun  e tij malazez Filip Vujanovic, kryeministrit Millo Gjukanovic dhe kryetarin e Parlamentit Ranko Krivokapic. Kryetari kroat sonte do të udhëtoj për në Maqedoni, ndërsa të premten do të qëndrojë në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button