Nimic në Shkup, rutinë apo risi?

Ekspertët e çështjeve politike nuk presin ndonjë gjë të pazakontë nga vizita e ndërmjetësuesit për çështjen e emrit Metju Nimic në Shkup, por mund të ketë ndonjë propozim konkret.

Për profesorin universitar Mersel Bilalli, vizita e Nimicit në Shkup ndoshta do të sjell dhe ofertë të re.

‘Mendoj se ardhja e Nimicit kësaj here do të jetë propozim konkret një ofertë pra e cila mund të jetë balancimi i interesave të dy palëve dhe të shohim qëndrimin e palëve në këtë drejtim. Nuk mendoj se do të jetë vetëm një vizitë konsultative apo për të matur pulsin politik por kësaj radhe do të ketë një propozim konkret’ tha Nimic.

Por, analisti Petar Arsovski, thotë se ndryshimet mund të ndodhin vetëm nëse takohen kryeministrat sy më sy, ai i Maqedonisë dhe Greqisë.

‘Ardhja e Nimicit është një far tentative për tu vazhduar procesi i tregtisë më emrin, pas aktiviteteve të fundit të partnerëve të koalicionit në Qeveri BDI, ndoshta ka ndonjë impuls të ri, por unë nga ky takim nuk pres asgjë të veçantë sepse kjo është vetëm vazhdim i procesit. Mendoj se më së shumti mund të presim nga takimet eventuale në nivel kryeministrash mes Maqedonisë dhe Greqisë’ tha Arsovski.

Shërbimi për marrëdhënie me opinionin i Kombeve të Bashkuara kumtoi se ndërmjetësuesi në bisedat për kontestin për emrin, ambasadori Metju Nimic do të ketë takime në Greqi, e pastaj edhe në Maqedoni, duke filluar prej 9 shtatorit.

“I dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për bisedat mes Greqisë dhe Maqedonisë, do të udhëtojë në rajon në periudhën prej 9 deri 11 shtator, në takime në Athinë dhe në Shkup. Ambasadori Nimic në takimet në Athinë dhe Shkup me përfaqësues të lartë qeveritarë të të dy vendeve do t’i vazhdojë diskutimet për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për të dy palët për kontestin për emrin, thuhet në kumtesën e Kombeve të Bashkuara./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button