Në USHT, vijojnë regjistrimet për ciklin e parë dhe të dytë

Në USHT, vijon aplikimi për regjistrim në kuadër të afatit të dytë për ciklin e parë të studimeve,  po ashtu zhvillohet edhe afati i parë për ciklin e dytë. Ky proces zhvillohet normalisht dhe interesimi i studentëve te rinj, është për tu përshëndetur. Me këtë rast, ju informojmë se, të drejtë aplikimi për ciklin e parë në afatin e II kanë: kandidatët me mature shtetërore, kandidatët me shkollim të mesëm, përpara se të implementohet matura shtetërore dhe kandidatët me maturë ndërkombëtare, njofton zyra për informim pranë USHT-së.

 Në përgjithësi ka 1337 vende të lira me kuotë shtetërore, 1699 me vetëfinancim dhe 363 vende me korrespodencë. Vende të lira ka edhe për studentë shtetas të huaj. Në ciklin e dytë, të drejtë për konkurrim kanë kandidatët që i plotësojnë këto kushte të përgjithshme: Studimet e ciklit të dytë janë vazhdimësi e studimeve themelore.

Në programet studimore të ciklit të II-të mund të regjistrohet personi i cili ka mbaruar programe studimore përkatëse të ciklit të parë dhe i cili i plotëson të gjitha kushtet të cilat parashihen me  Ligjin për Arsim të Lartë, Statutin e Universitetit dhe me këtë Rregullore si dhe në studime deridiplomike kanë arritur notën mesatare mbi 7,5 . 

Përcaktimi i notës mesatare, respektivisht pragu më i ulët i notës mesatare nuk vlen për studimet dyvjeçare të magjistraturës. Në ciklin e dytë të studimeve universitare të specializimit profesional me kohëzgjatje prej një viti ose dy semestra, respektivisht 60 kredi, mund të regjistrohen kandidatë të cilët kanë të kryer ciklin e parë të studimeve përkatëse në kohëzgjatje prej tre vjetësh, respektivisht 180 kredi. 

Kandidatët të cilët paraqiten për regjistrim në studimet pos diplomike në programin e Metodikën e mësimdhënies së besimit fetar duhet që të kenë studimet e ciklit  të parë të përfunduar në institucion  të arsimit të lartë të akredituar në sferën e arsimimit të religjionit dhe përpos dokumenteve për aplikim duhet të dorëzojnë edhe certifikatë nga MASH i RM-së, për realizimin e seminarit për mësimin fetar në shkollat fillore.  

Në ciklin e dytë të studimeve akademike universitare me kohëzgjatje prej dy vite ose katër semestra, respektivisht,  120 kredi, mund të regjistrohen kandidatë të cilët kanë të kryer ciklin e pare  të studimeve përkatëse në kohëzgjatje prej 3tre vjetësh, respektivisht 180 kredi. 

Në ciklin e dytë të studimeve akademike universitare me kohëzgjatje prej një viti ose dy semestra, respektivisht 60 kredi, mund të regjistrohen kandidatë të cilët kanë të kryer ciklin e parë të studimeve përkatëse në kohëzgjatje prej  katër vjetësh, respektivisht 240 kredi. Në ciklin e dytë të studimeve akademike universitare mund të regjistrohen edhe kandidatë të cilët kanë të kryer ndonjë program tjetër të ngjashëm pasi t’i ketë dhënë provimet diferenciale të  Programit studimor në të cilin dëshiron të regjistrohet, me suksesin që është përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni.

Lajme të ngjashme

Back to top button