Kelmendi: Bojkotoni produktet e Izraelit, po e masakrojnë popullin palestinez

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PD-së, Gëzim Kelmendi e ka bërë një lutje në profilin e tij në Facebook.

Ai ka kërkuar që mos të konsumohen pijet e gazuar Coca – Cola, Fanta, Sprite dhe Schweppes.

“Të nderuar vëllezër dhe motra, Kam një kërkesë- lutje nga ju. Duke besuar në virtytet dhe zemrat e juaja,ju lus me sinqeritetin më të thellë që të i bojkotoni,mos i konsumoni “Coca Colën, Fantën, Sprite dhe Schweppes”. Ngase këto produkte janë të atij “regjimi” që po vret dhe masakron popullin palestinez. Mos të bëhemi edhe në mënyrë indirekte vrasës të palestinezëve me paratë tona. Iu faleminderit për mirëkuptim”, ka shkruar Kelmendi.

Lajme të ngjashme

Back to top button