Nova Gazeta ruse: Na fal, Holandë

E përditshmja ruse, “Nova Gazeta” në numrin e sotëm në ballinë i ka kërkuar falje Holandës për shkak të rrëzimit të aeroplanit të “Malaysia Airlines” të linjës MH17.

“Na fal, Holandë” ka qenë mesazhi që kjo e përditshme ruse ua ka dërguar holandezëve me fotografinë në të cilën shihet kolona e vetura që bartë kufomat e udhëtarëve.

Mbishkrimi “Na fal, Holandë” është shkruar edhe në gjuhen holandeze (“Vergeef ons, Nederlands”), me përkthim rus për fundi.

Njëri nga pronarët dhe themeluesit e “Nova Gazeta”, e cila kritikon pushtetin aktual në Rusi, është ish presidenti i BRSS-së, Mihail Gorbaçov. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button