Nisi takimi Thaçi – Daçiq

 Sapo ka filluar takimi Thaçi – Daçiq nën ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton.

Zëdhënësja Maja Kocijancic ka njoftuar se deri më tani Ashton i ka takuar ndaraz dy Kryeministrat.

“Kjo është për të konfirmuar se Përfaqësuesja e Lartë Ashton është duke i takuar Kryeministrat Daçiq dhe Thaçi” thuhet në një njoftim të lëshuar pak më parë, raporton Express.

Palët kanë afrime sidomos sa i përket çështjeve të energjetikës, por po tentojnë të vendosin në nivel kryeministrash për telekomin respektivisht kodin telefonik dhe licencimin e një operatori mobil serb në Veri, transmetojnë burime të Express.

Lajme të ngjashme

Back to top button