ONE, 150 pako me ushqim me rastin e Ramazanit

Kompania “ONE”, me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit ka dhuruar 150 pako me prodhime ushqimore dhe higjienike për familjet me gjendje të rëndë ekonomike. Sipas drejtorit të marketingut të “ONE” Viktor Donevski, pakot  u janë dhuruar organizatës humanitare  “Hilal” të Bashkësisë Fetare Islame e cila më pas ka bërë shpërndarjen e tyre. Donevski me këtë rast uroi besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit.

“Ky është viti i dytë me radhë që ONE u del në ndihmë kategorive më të rënda të qytetarëve, të cilët prej nesër fillojnë të festojnë festën e madhe myslimane Ramazan Bajramin. Definitivisht Ramazani është muaj i dhurimit dhe gjërave të mira, ndërsa kompania ONE dëshiron që të dhurojë sa më shumë, pikërisht atyre që janë më të rrezikuar me qëllim që t’ua lehtësojmë këtë festë dhe t’ua bëjmë më të bukur dhe më të begatshëm”, tha Viktor Donevski, drejtor marketing në ONE.

Lajme të ngjashme

Back to top button