LSDM opozitare nuk heq dorë nga kërkesa për formimin e qeverisë teknike

LSDM opozitare nuk heq dorë nga kërkesa për formimin e qeverisë teknike, si kusht për fillimin e bisedimeve me VMRO DPMNE-në dhe për kthimin e tyre eventual në Kuvend. Nga LSDM thonë se mbeten në qëndrimin që qeveria teknike të formohet gjysmë viti para zgjedhjeve të ardhshme, për të cilat do të merren vesh partnerët e koalicionit qeveritar.

“Kushti i vetëm që të realizohet ajo për të cilën u morëm vesh, është pjesëmarrja e LSDM-së dhe opozitës së bashkuar në zbatimin e tyre. Si argument për këtë është : qeveria teknike mos të bëhet prej nesër. E kaluara ka treguar se zgjedhjet shpallen në momentin kur për to merren vesh koalicioni qeveritarë. Kërkesa jonë është 6 muaj para zgjedhjeve të ardhshme të formohet qeveri teknike, që do ta zbatojë gjithë atë për të cilën jemi marrë vesh bashkërisht dhe që nuk do të jetë letër higjienike”, deklaroi Hari Lokvenc – LSDM.

Lajme të ngjashme

Back to top button