Stano: Nuk guxon të ketë presion mbi gazetarët

Komisioni Evropian ka reaguar rreth përplasjes së fundit mes Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë (AGM), transmeton A1On.

Sipas zëdhënësit të Komisionit Evropian, Peter Stano, asnjëra nga shoqatat apo anëtarët e tyre nuk duhet të jetë objekt i presionit, ndërsa nëse kjo ekziston, atëherë ajo duhet të dënohet. Kjo ka të bëjë mes akuzave të fundit mes SHGM-së dhe AGM-së, ku SHGM-ja akuzoi qeverinë se bën shtypje që gazetarët e shoqatës së tyre të anëtarësohen në AGM.

“Gazetarët kanë të drejtë demokratike që të formojë dhe të marrin pjesë në shoqata të cilat ata i shohin si më të afërta në besimin e tyre” theksoi zëdhënësi i Komisionarit për Zgjerim në BE, Shtefan Fyle. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button