Sot shpallen rezultatet e maturës shtetërore

Rezultatet e maturës shtetërore do të publikohen sot në formë elektronike në ueb-faqen www.matura.gov.mk, ndërsa nesër do të publikohen edhe në tabelat e rezultateve në shkollat e mesme.

Nota mesatare që e kanë arritur maturantët gjatë dhënies së provimit të maturës shtetërore këtë vit është 3,18, dhe është më e lartë se sa nota mesatare e vitit të kaluar që ka qenë 3.09.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski, në konferencën e djeshme për shtyp për rezultatet iniciale të maturës shtetërore theksoi se te shumica e lëndëve ka përmirësim në rezultat në krahasim me vitet e kaluara.

“Ky është tregues për përmirësimin e njohurive dhe adaptim ndaj standardeve themelore të maturës shtetërore”, vlerësoi Ristovski.

Rezultate më të mira këtë vit ka arritur gjimnazi i Manastirit “Josip Broz Tito”. Maturantët që nuk do të parashtrojnë ankesë për rezultatet iniciale, ato do të mund t’i konsiderojnë si përfundimtare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button